#1. Keni shitur lirinë tuaj për një punë në zyre që nuk do të thotë pothuajse asgjë për ju;
#2. Kaloni 40 orë në javë duke i dhënë në shfrytëzim aftësitë e juaja fizike dhe mendore për arritjen e qëllimeve të një institucioni dhe jo qëllimeve tuaja;
#3. Keni krijuar një ndarje brenda jush duke pasur dy personalitete të ndryshme: atë të punës dhe të shtëpisë;
#4. Kaloni orë të tëra në ditë duke i ofruar të dhënat tuaja personale hegjemonëve dhe monopoleve teknologjike që përdorin informacionet tuaja për të përmirësuar mënyrat e tyre të manipulimit, duke ju mbajtur të bllokuar dhe pa shumë zgjedhje;
#5. Shpenzoni 1,5 orë deri në 3 orë në ditë duke punuar me të vërtetë dhe pjesën tjetër duke numëruar kohën para se të përfundojë orari apo duke u bërë kinse po punoni;
#6. U shisni produkte njerëzve, por gënjeni dhe mashtroni për t’i tërhequr ata që të blejnë;
#7. Analizoni modelet e sjelljes së popullatës në masë për të krijuar reklama tërheqëse që i bëjnë ata të ndjehen se po humbasin diçka nëse nuk blejnë një produkt apo shërbim;
#8. Ndiheni të rënduar emocionalisht nga fakti se nuk mund t’i lejoni vetes hapësirë për të bërë gabime/jeni tejet të kujdesshëm ndaj performancës dhe pëlqyeshmërisë suaj në punë, në mënyrë që të mos pushoheni nga puna dhe të humbisni sigurinë tuaj;
#9.Gjeni rehati përmes mpirjes me substanca për të lehtësuar stresin dhe ankthin nga të qenit të detyruar të punoni çfarëdo që është në dispozicion, në mënyrë që të siguroni një pagë minimale ose nuk gjeni punë fare;
#10. Nuk mund të kuptoni se puna, hierarkitë dhe institucionet janë arbitrare dhe jo të ngurta. Keni ngecur në idenë se duhet të përmirësoheni/punoni më shumë/nguteni dhe keni frikë të protestoni/kërkoni kushte më të mira/pagë më të mirë.
Shpeshherë gjendemi në situata ku flitet për gratë në mënyrë nënçmuese. Qofshin zgjedhjet e tyre për të ndryshuar pamjen e tyre fizike, çfarë bëjnë me trupin e tyre, si i ofrojnë trupat e tyre. Shumë punëtore seksi janë aty ku janë për shkak të një sistemi ekonomik që na mban të gjithëve në skllavëri, e bën gjendjen tonë financiare të paqëndrueshme dhe më pas na tregon se çfarë të bëjmë si punë. Ne shesim trupin tonë – “lëshojmë” moralin dhe etikën tonë në mënyra të panumërta. Kësisoj, çfarë mund të jetë moralisht superiore ndaj prostitucionit?
nga Diona Kusari