Fillimisht: Ju falemnderoj shumë për mundësinë me i nda mendimet e mia me ju. Kisha pas’ qejf shumë me konë në Prishtinë edhe me msu e me shkëmby me juve. Po provoj me ju tregu pse skom mujt me ju bashkangjitë në këtë ekskurzion krahas këtij kontribut ( Ese ) që po ju paraqes. Kom me provu me ju spjegu sa e rëndësishme ish kon për mu me vizitu Prishtinën, edhe pse sështë e mundun me ndodhë kjo. Ccka nënkupton lëvizja e lirë për një të migruar me forcë – që studio në Universitetin e arteve në Cyrrih?
Fillimisht, shpejtë e shpejtë dua t’ju prezantoi me ambientin që po i referohem.. Sidomos në kohëra konfliktesh si kjo e tashmja, debate rreth temës së të drejtave të njeriut kanë fituar vëmendje këtu në Zvicër, dhe në pëgjithsi në Europë. Debati qëndror qëndron i fokusuar në pyetjet mbi migrimin. Shtytja e lëvizjeve ilegale në detin egjean përmes fondeve direkte nga “Kufiri europian – dhe Frontex – mbrojtja e rojeve po e shkundë imazhin e Zvicrrës/ Europës – si mbrojtës të të drejtave të njeriut.
Si anëtar i Shengenit, Zvicrra ka mbështetë financiarisht dhe me resurse humane Frontexin prej 2009. Tashmë këshilli nacional ka miratuar një buxhet vjetor prej 61 milion frangash deri më 2027. Kjo shumë konstituon 5% të buxhetit të përgjithshëm të Frontexit – që do të thotë që Zvicrra kontribon konsiderueshëm në regjimin e izoluar të Europës. Si shtet i shengenit, Zvicrra veq mundet me sugjeru diccka në këtë proces, e nuk ka të drejtë vote kur vjen puna me planifiku ligje e kompetenca të reja.
Zvicrra përfiton në mënydrë të konsiderueshme nga mbrojtja e egër e Europës ndaj migrimit. Si strehë e kompanive të komoditeteve, një qendër internacionale bankiare, dhe përmes fabrikave të armëve, Zvicrra është një profiter i rëndësishëm brenda përbrenda sistemit kapitalist botëror, rrjedhimisht i shumë kauzave të refugjatëve.
Një referendum u organizua pasi më shumë se 62 mijë nënshkrime u pranuan nga partitë zvicerane dhe organizatave – që jon më shumë se të nevojshme për me organizu një referendum – në një tentim që të ndalojnë rritjen e kontributit të Zvicrrës tek Frontex – nga 24 milion franga në 2021, në 61 milion franga në vitin 2027.
Unë u hutova sepse në votimin e 15 majit – 2022, kjo iniciativë u kundershtu prej shumicës së qytetarëve të Zvicrres, e rrjedhimisht rritja e buxhetit per Frontex u aprovu: 71.5% e votuesve votuan për rritjen e ndihmës financiare të zvicrrës për kufirin e bashkësisë europiane, dhe rojeve të bregut (Frontex) në referendum.
Për mu, kjo qe ftyra brutale e racizmit e e diskriminimit. Një iniciativë që veccmë është nisë në 2008, “Iniciativa e deportimit” (e partisë së njerëzve të Zvicrrës SVF) që thërret deportimin e njerëzve ilegal në zvicërr – që kanë kry krime serioze (p.sh mashtrime tatimore, trafikim droge, dhe vjedhje). Kjo iniciativë u aprovu poashtu nga shumica e qytetarëve të Zvicrres, po në ni margjinë shumë ma të vogël (52.9% në 2010). Kjo tendencë e rritjes së aprovimit të ligjeve raciste – prej 2010 deri në 2022 – më ccuditi edhe ma shumë.
Kto jon veq dy shembuj për me jepë idenë e ambientit të migrimit të dhunshëm në të cilin kom jetu, dhe vazhdoj me jetu. Kjo më shtin me i menu, e me i ndi shtytjet ilegale që po ndodhin në koridorin ballkan, në mënyrë që me i mbrojtë kufinjtë e europës. Zvicerranët e shtyjnë përpara këtë tragjedi me votat e tyne, Kjo do të thotë më shumë pare, personel, dhe mjete për shtytje ilegale, torturë, dhe vrasjen e imigrantëve në kufinjtë e europës. Osht shum e fshtirë edhe e dhimbmshme për mu si refugjat, tu e ditë ccka do me thonë edhe qysh ndihesh kur sforcohesh me migru për me shpëtu jetën tonde prej bombave e armëve që prodhohen në Europë. Ose me u tutë për lirinë tonde prej ni regjimit fashist si Turqia, që sundohet prej ni diktatorit që po e tenton një perndori neo-otomane.
Qysh muj unë mi mshelë veshtë ndaj bërtimave të emigrantëve që po i thejnë muret e burgjeve të tyne, prej torturave që i përjtojne prej policisë, dhe rojeve të Frontexit në venet e ballkanit?
Spo muj mu nalë tu e pytë vetën: në këto rrethana, qysh muj unë me u knaqë, e me i vizitu instalacionet artistike të festivalit nomad të artit Manifesta 14’ në Kosovë/ Prishtinë?
Ccka kish mujt me konë vlera morale e nji bienaleje të artit europian? A do të mundtte një artist vecc të jetë kontemporan, dhe me kriju një nostalgji Osmane, ose naj trashëgimi të naj tjetër perandorie, para se mu bo kritik, me e ndi përgjegjësinë sociale të pozicionit të vetë artistit?
Sinccerisht, skom shumë shpresë masi që e kom përjetu Manifesta 11 në Cyrrih 2016 me temën “Ccka bojnë njerzt për pare?”
Sicc argumentova edhe më lartë, vlerat morale që shfaqen në marrëdhënjen e Europes me Frontexin ma hupin shpresën për të qenë optimist për Kontemporaritetin, dhe bienalet e artit kontemporan në Europë.
Nji tjetër realitet është që një person (P.sh unë) është i detyrum me migru prej vendit të tijna (Turqisë) për faj të aktivititetit politik, që është dënueshëm me burg. Sicc mësova prej lajmeve, Kosova nuk është vend i sigurtë për me udhtu si emigrant i Turqisë, se autoritetet turke në të kalumen i kan kidnapu qytetarët Turk prej Kosovës, dhe i kan qu në burgjet turke – vende të torturave brutale. Shumë trupa të vdekun të të burgosunve të sëmurë i’u kan dërgu familjeve të tyne, se ska pas garantim të jetës së tyne. Turqia nuk i respekton vendimet e Gjykatës së Europës për të drejtat e njeriut.
Në këto rrethana dikush munet me pyte se qysh ndodhë që një vend si Zvicrra – i njohun për neutralitetin, humanitetin, dhe demokracinë direkte që e posedon – që për një student të artit sështë e mundun me shku në ni ekskurzion, edhe pse ai ka dokumentin e udhëtimit të lësumë prej zyrës së migrimit të Zvicrrës.
Arsyeja pse po e shkruj këtë tekst vjen prej nevojës për me reflektu mbi relitetin që po e jetojmë na tan, në këtë shekull, tu qenë konsumues i lajmeve me numra të emigrantëve që vdesin tu e kërku ni ven të sigurtë, të konventave që nënshkruhen nga shtetet – e që skanë naj impakt në realitet, tu pritë më kot moralin prej strukturave brtuale kapitaliste – dhe të atyne që i riprodhojnë. Me qenë konsumues i ktyne krimeve edhe mos me reagu, për mu do të thotë me qenë pjesë e krimeve ndaj humanitetit. Ma e pakta muj me tentu me vazhdu këtë luftë, e me i rezistu ktyne marrëveshjeve të liga të vampirëve të kapitalistit brutal – sa ma shumë që muj, që sdo të jetë kurë e mjaftueshme. Nuk kalon!
Shkruar nga Niştiman Erdede
Niştiman Erdede (1979 në Silvan/Turqi) erdhi në Zvicërr si një i persekutuar politikisht në vitin 2008 dhe jeton në Cyrrih. Ai punon si një artisti dhe kurator i artit dekonolist. Në vitet 2010 – 2014 Erdede ishte pjesë e një kolektivi, një asociacion i “Autonome Schule Zyrich” (ASZ), në institution për Edukim të artit të universitetit të arteve, dhe institucioneve të tjera artistike. Në 2019, ai së bashku me refugjatë të tjerë themeloi asociacionin MigrArt. Edhe pse ende kërkues i azilit, ai aplikoi në Universitetin e arteve në Cyrrih, dhe kreu Bachelorin më 2016 në Teorinë e avancuar të Artit dhe Medias. Aktualisht është duke punuar temën e tij të masterit mbi traktatin e paqes së Luzanës (viti 1923) në programin e shkencave transdisciplinare në ZHDK (Universiteti i artit në Cyrrih) Ai kuroi ekspozitën “Fractured Spine” (2021), “Broken Constellation” (2016), dhe është i përfshirë në një varitet të gjerë të arteve, kulturës, dhe projekteve hulumtuese (Përformanca, ligjeratë etj)
www.nistiman.ch
www.migrart.ch