Dialogjet në vazhdim u realizuan gjatë ecjeve në vendet që u zgjodhën nga të intervistuarit.

Bea
Ora 7 e mëngjesit, pranë hyrjes së Universitetit të arteve të Cyrrihut (ZHDK). Tundem pak para se të thërras kontaktin tim, duke e shijuar flladin e lehtë të mëngjesit. Agimi ndodhi disa minuta më herët. Ditët po shkurtohen. Prapë. “Prisni, ju smundeni veq me hi qashtu. A muj me ju ndihmu diccka” më pyet dikush që po duket si zyrtar. A po të dokna jashtë vendit? Jashtë kohës? “Vecc po e pres dikënd,” ja kthej, pa e përmend se si student i regjistrum në ZHDK kisha mujtë me hi pa problem. Godinat publike jon tu u ecë prej njerzve shumë specifik në këtë kohë. Ai personi që po dokët si zyrtar nuk ngjehet si pjesë e ktyne njerzve. Pse ky dallim? A ekzistojnë kohna të gabume? Vende të gabume? Kurr skom hi në ZHDK ma heret se sot. Po tu punu me gjysmë orari, edhe unë ja nisi do ditëve shumë herët poashtu. Edhe unë e përjetoj ndjenjën e të qenurit një trup punë – në uniformë, ama në një tjetër pjesë të qytetit, një tjetër godinë publike ku poashtu smundesh vecc me hi nksi mëngjesi. A ka orë tjera? A është kjo një orë tjetër? A ësht kjo ora e njerëzve që punojnë në mirëmbajtjen e godinave publike – e tjera godina ku punohet prej 9 – deri n’5. Edhe nëse këto ndërtesa nuk zotërohen nga puntorët, të paktën orët po! Orët. Prej 6 deri në 8:30 të mëngjesit, po i quajmë kështu orët e Bejaze Imerit dhe kolegëve të saj. Kush është Bejaze Imeri? Bea – qysh e thirrin në familje e në mes të kolegeve – nuk e ka problem me ja nisë ditën herët. Zakonisht me burrin e saj, ne shtëpinë e saj e pi kafën e parë në mëngjes. Ma vonë, i bjen me kerr kah ZHDK-ja. “E di që është nifar luksi.” ajo pëshpëritë, “Po jom ma fleksibile; muj me marrë ma shumë sene me veti, a me shku me ble hargj për drekë tu u kthy.: Se, mas 2 ore e gjysmë në ZHDK, ajo kthehet në shpi. Shpija e saj nuk është qaq e madhe. Po familja e saj e thirrë “hotel me 5 yje” për shkak të shërbimit ekselent të shërbimeve. Ajo dhe burri i saj kan 3 fmi të mdhaj. Ma i vogli jeton hala në shpi. Së fundmi ai kish sygjeru me e marrë dikond me fshi banesën përmes naj kompanisë që e bën këtë pune, po Bea nuk pranoi. Ajo e don ni shpi të pastër, edhe i pëlqen me pastru. Jo veq profesionalisht – që paguhet. Puna e mirëmbajtjes shpesh nuk vlerësohet. “është punë e rëndësishme, edhe e ndershme”. Ma vonë gjatë ditës, ajo ka me punu edhe do orë tjera – që i paguhen. Ma herët ka punu ma shumë orë, e edhe 8 orë në ditë. Përvecc që menagjon “hotelin e saj me 5 yje”, e lindjes e rritjes të 3 fëmijëve, detyrat e saj në ZHDK përfshijnë mi mirëmbajtë 7 studio të kërcimit, edhe do vende si korridore ose një si praktikë fizioterapeutike. “Tan kohën i ndali studentët mos me hi në studio deri sa jom tu punu” na spjegon Bea. Zakonisht e tregojnë nifar simpatie, e kaniher edhe kërkojnë falje. Gjatë ton kohës që po na tregon – durt e sajna ishin të zanuna. Po mundet me multitask, organizu. E kish planifiku se cila pjesë e punës së sajna osht interesant me u tregu, e ja nisi sot pak ma herët – që me pasë kohë edhe për intervistën. Masi puns manuale gjithka vizllojke. Toka, pasqyret, e pianoja. Dezifektanti i mushun deri në grykë, e kova e mbeturinave e zbrazët. Deri sa ajo po i bënte prekjet e fundit të pastrimit të studios – tamon në kohë – ni student i hershëm hin në studio. Asni përshendetje. Bea – si profesionaliste – ja lshon edhe niher nji sy të fundit të inspektimit studios dhe i paketon senet e sajna deri sa studenti e okupon atë me lëvizje të admirimit. (APPROPRIATION!!). Fillimisht në ni qosh të vetmum, e kadal kadale tu e mbush krejt sallën, tu u kqyrë në pasqyrën e vizllueshme.
Servete
Shetitja me Servete Schneider na drejton me hapa që kërcëllitin degët e një shtegu që na qon në ni park të vogël. Tingulli i të qeshunave ekstatike të fëmijëve që luejshin ngazëllyeshëm që po përziheshin me dialogun tonë, edhe po e formësonin prapavijën e diskutimit. Servetja më herët ka punu si mësuese, e tani ka vendosë me e ndrru profesionin në Pedagoge terapeutike. Qëllimi i sajna ka qenë me e përfshi vetën në aspekte të kujdesit brenda kontekstit shkollor, adresimi i problemeve të fëmijëve dhe adoleshentëve, dhe poashtu vlersimin e asistimin e nevojave specifike sociale, fizike, e emocionale. Përgjatë bisedës tonë Servetja na ofroj një vlerësim të eksperiencave dhe observimeve të sajna mbi këtë temë po edhe përtej, në ni spektër ma të gjanë shoqëror.
Problemet e fmijve në shkollë bazohen në struktura komplekse, dhe shpesh sështë lehtë me bo një kontribut specifik, dhe influencues në pedagogjinë terapeutike që shihet, ose manifestohet. Pritshmëritë e rretheve të fëmijëve jon shpesh të nalta, dhe suksesi në shkollë ngjehët si element qëndror. Megjithatë, për mirëqenjën e një fmije, që ka me drejtu atë në arritje të nalta e liri individuale, shumë elemente na ndërlidhen. Përshkak se puna e Servetës nuk matet gjith në parametrat e sistemeve të vlerësimit të shkollës, shpesh nuk ngjehet si punë, edhe nëse rezulton në përmirësim të situatës. Kjo na qon në një pyetje tjetër se qysh kish mujtë “puna e kujdesit” me u vlerësi brenda një sistemit që vlerëson në rezultate me kritere kuantitative. Servetja thirrë për ma shumë vetëdije, empati, dhe nji njohje ma e gjanë e krejt kontributeve (sado të vogla) që kanë eficiencë të fuqishme për një zhvillim pozitiv tek një fëmijë, e që smunet me u matë me vlerësime kuantitative.
Në një meritokraci në të cilën shoqëria është e orientuar drejt arritjeve, dhe që përdorë parametra që derivojnë nga një sistem ekonomik i arritjeve, është e vështirë për prindtë të gjejnë tjera shkallë vlerësimi nga ato që vendosen nga notat në shkollë në lëndët me kryesore. Pritshmëritë e larta dhe nevoja për “të marrë pjesë” që vie nga ana e prindërve – nuk e bëjnë më të lehtë krijimin e një sistemi alternativ të vlerësimit. Edhe pse proceset dhe sistemi kanë ndryshuar viteve të fundit, dhe prindtë e vlerësojnë përfshirjen e punës së kujdësit që rrjedh nga pedagogjia terapeutike, klasifikimi i lëndëve kryesorë qëndron predominant për prindërit, sepse këto janë ato lëndë që lidhen me premtimin e një jete të suksesshme kur fëmiu të rritet, dhe një jetë brenda sistemit normativ ekonomik të orientuar drejt përformancës.
Në ndërlidhje me këto mendime, Servetja shpreh dëshirën për me e zhvillu një sistem ma divers të vlerave dhe orientimeve, në të cilin kapacitetet individuale, talentet, dhe karakteristikat e një fëmiu kan me u vlerësu edhe mu ujitë edhe nëse sjon në akordancë me lëndët më kryesore. është një mënyrë me e anashkalu perspektivën e fëmijut si një projekt Implicit. Në botë ekzistojnë prodhime të ndryshme të njohjeve, dhe epistemologjive së bashku me njohjen faktuale, njohjen propozicionale, dhe ti vlerësosh ata njejtë është në të mirën e fëmijut.
Duke iu referuar situatës në Kosovë, brenda këtij konteksti, Servetja përmend mungesën e përgjithshme të përkrahjes nga qeveria, dhe resurset tjera financiale, problematikat me iniciativa private, dhe poashtu probleme që ndërlidhen me sistemin. Përpjekje për integrimin e aspekteve shoqërore dhe terapeutike po ndodhin, por një lehtësim i përgjithshëm nevojitet para se asistenca individuale të mund të përfshihet si pjesë e sistemit të edukimit. Servetja shpesh reflekton mbi atë se qysh kish mujtë ajo me qenë pjesë aktive e zhvillimit në këtë aspekt, dhe është tu e kërku kornizën e saktë për me dale prej idesë – në një realizim. Dëshira e madhe me japë diccka, diqysh me e nda privilegjin, dhe me kontribu njifar sensi të barazisë shihet dukshëm në shprehjet, e flasjet e saj. “Nëse jam e preokupume me nji ccështje, ja nisi me reflektu, me mendu e me floë për to sa ma shumë që muj deri sa ndodhë naj aksion. Gjith osht proces kolektiv” thotë Servetja për strategjinë e saj për me u marroë me rrethana të fshtira. Kur pyetet se ccka kish pasë qejf ajo me përmend sa i përket situatës së përgjithshme në Prishtinë, ajo e përmend dashurinë, kreativitetin, vetëorganizimin kolektiv, dhe shpirti optimist përkundër krejt basteve. E impresionume nga kjo fuqi ajo shprehë dëshirë “Shpresoj që kan me e majtë këtë sjellje, edhe me gjetë mënyra qysh me mbështetet që me realizu këtë potencial. Përkushtimi kolektiv si rezistencë kundrejt dorëzimit, osht poashtu ni akt i madh i kujdesit.
Suzana
Në një ditë të verës, ecëm ngadale përskaj një lumi, në një “natyrë të rezervuar”. Kallamishtet anash rrugës valëviten butësisht nga era. Uji pasqyron një strukturë difragmentimi. Peizazh idilik, aty ku nuk doket që ka nevojë për naj ndryshim. “Përshkak të pandemisë, e zbulum kët vend me familje, dhe vijshim shpesh me u rikuperu prej stresit të punës”, spjegon Suzana Mersini, një e punësume me gjysmë orari në një spital. Ajo flet për gratë me prapavijë shqipëtare si pak të fiksume mas punës, gjithmonë tu manevru detyra të ndryshme në të njejtën kohë: “Mundet mu doke si me kon mashkujt në krye, po në një lidhje ose një familje është zakonisht gruaja që kujdesët, që është zemra dhe shpirti i këtij institucioni, që e mban bashke e butësisht e drejton”. Suzana na flet me një buzëqeshje të shoqnushme. Ngrohtësia e saj e lehtë me siguri e kish shti një endacak të lodhun me e zhveshë palltën e tij të rrandë, nje akt që fryma e madhe smujti me e bo – sipas një pralle mesjetare. Nëse Suzana e vërren një ulje të pasionit të saj në një nga shumë punët që bon, ajo mundohet me ndryshu vetën edhe mënyrat e veta. Ajo filloi me punu në kujdesin shëndetësor si praktikante, ngadale tu i ngjitë shkallët e suksesit. Ajo se ka zgjedhe një pozicion në sektorin e shënfetësise, po ka mbetë shtatzanë me djemt e saj binjak në moshë të hershme, dhe ka kërku punë të pagueshme që mundet me punu në vikende, deri sa burri i saj punon në ditët e javës. Ajo vazhdoi edukimin e saj sa ka qenë tu i ndihmu djemt e saj tinejxher për me gjetë një punë APPRENTICE.
Si qëndron puna e kujdesit brenda sistemit shëndetësor Zvicerran? Rritja e barës së punës dhe zvogëlimi konstant i profesionalëve të ccojnë në vendime gjithmonë e më të vështira, dhe dilema të etikës. Puna profesionale e kujdesit është duke u bo gjithnjë e ma shumë inhumane për të dyja palët, edhe ata që e japin edhe ata që e marrin. Dhe nuk ka një kulturë funksionale të reagimeve. Punëtori i kujdesit përjashtohet nga vendimet relevante menaxheriale që e influencojnë në përditshmëri, e që ma vone vet konfrontohet me impaktin e ktyne vendimeve. Përkundër kushteve të kqija të punës, Suzana vazhdon me qëndru në këtë punë. Ndoshta se ajo është një fëmi i mbijetusve: “I shoh problemet, po smuj me lonë. Jo hala, puna në kujdes është hala një ndër passionate e mia”.
Kujdesi përmban shumë aspekte dhe ende është relevant në të gjitha format e ndërvarësive sociale. Prindërit i ndihmojnë shpesh fëmijët e tyne me e gjetë një rrugë në një të ardhme tjetër. “Prindt e mi dhe ne fmijtë kemi storje të ndryshme të jetës. Me e majt në mend të kalumen, edhe me ditë prej ku ke ardhë është e rëndsishme. Tu folë për konfliktet e kalume haptasi, munet me ndihmu në një të ardhme ku mo nuk përsëriten gabimet e njejta”.
Nashta jo krejt arritjet e grave me origjinë shqipëtare po vizllojnë në publik sot, disa mujnë me xixëllu pak në nji qosh të vogël. E qysh i vërejmë na kto xixëllima? “Vlerësimi për vetën mas pari fillon prej meje” spjegon Suzana tu ju referu përulësisë së grave Shqiptare në veccanti, po edhe grave në përgjithësi.
E edhe nëse gratë e diasporës kanë përmbushë qëllimet e objektivat e tyne, e jon tu punu, ato shpesh kujtohen për vendet dhe njerëzit e origjinës së tyne. Ato ndoshta jon bo doktoresha, e avokate po ende e majn në mend gjuhën, dhe i mësojn vajzat e tyne me qitë fli. E nashta edhe djemt e tyne. E rrjedhimisht, në ni të ardhme ma të largët babatë kan me i msu qikat e tyne (dhe fmijtë e tjerë të tyne) sekretet e kuzhinës tradicionale, sekretet e pastrimit. Edhe se qysh me vlerësu dhe me i nda barabartë krejt punët e pagume/ e të papagume të dashnisë. E neve sna kish interesu nëse fmijtë me origjinë Shqipëtare i msojnë fmijve me origjinë Zvicerrane arritjet e tyne.
Bea Imeri jeton në aglomeratin e Cyrrihut në Zvicërr. Ajo ka familjen e saj në Kosove, dhe shpesh e viziton Prishtinën. Për punën si mirëmbajtëse në ZHdK, ajo është kontraktuar nga Armig AG.
Servetja është korigjuese që punon me gjysmë orari në një shkollë fillore në Kuttigen, Zvicërr. E rritur në Zvicërr, ajo ka ende antares të familjes në KOsovë. është e martuar, nënë e një djali 2 vjecc, dhe në pritje të një fëmije tjetër.
Suzana Mersini ka prapavijë shqipëtare. Ajo jeton në pjesën më të gjerë të aglomeratit të Cyrrihut në Zvicërr, dhe është e punësuar me gjysmë orari si puntore profesionale e kujdesit në Universitetin e spitalit të Cyrrihut.

Modeli ekonomik alternativ, dhe vlerësimi i punës së pastrimit.
Kushtet e punës në kompani të pastrimit dhe të mirëmbajtjes janë të pasigurta, dhe janë punë që kryhen më shumë nga gra të vjetra, dhe gra me eksperiencë migrimi. Së fundmi, modele alternative kundrejt atyre ekzistuese në këtë aspekt të kujdesit janë duke ndodhë, ashtu që të fuqizojnë pozitën e punëtorit?. Një ndër këto iniciativa innovative për kompani të shërbimeve të pastrimit është Autonomia, die Plattformkooperative, që u themelu këtë vit nga iniviativa e organizatës jo profitable Frauen50Plus, që ndodhet në Cyrrih, dhe dedikohet fuqizimit të grave. Ideja kryesore është që të gjitha gratë, pavarësisht moshës, gjinisë, dhe origjinës – kanë mundësi për punë që paguajnë fer. është një qendër që punon për të ofruar mundësi për gratë që kanë përjetuar migrimin, p.sh mundëson mësimin e gjuhës gjermane, ose trajnime për të drejtat që u takojnë si punëtore, e si gra. Gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesen e bordit ekzekutiv të Frauen50Plus, Jael Bueno, ne kuptuam edhe më shumë temën, dhe objektivat e organizatës.
Autonomia, die Plattformkooperative është një koalicion i punëtorëve të pastrimit që kanë një platforme online të vetën, dhe kritere dhe rregulla shumë specifike që e ndërtojnë filozofinë e ksaj ndërmarrësie – menaxhimi, dhe kushtet e punës. Dallimi më i madh me ata që ofrojnë shërbime të pastrimit në mënyrë konvencionale është se është e organizuar si kooperativë, që do të thotë se kushdo që është i përfshinë është pronar i ndërmarrësisë, duke ndjeke kshtu nocionin e vetë-vendosjes, kontribute në menaxhim dhe procese ku merren vendime. Një tjetër dallim i madh me kompanitë e pastrimit që punojnë në forma konvencionale është nocioni i vetë administrimit. Antarët e kooperativës dhe punëtorët jon gjithmonë e ma shumë tu ndërmarë përgjegjësi dhe jon tu e menaxhu krejt procesin e punës vetë. Një pikë që në nji kompani të orientume në profit është pune e një aparatusi të administrimit që paraqet një kosto të madhe të menaxhimit, dhe në fund të fundit një parametër i rëndësishëm në profitin e një kompanie. Jael Bueno vë theksin në faktin që kjo formë e ndërmarësisë mund të funksionojë në praktikë vetëm nëse antarët jon në gjendje ti përqafojnë kto përgjegjësi. Për me u siguru që kjo po ndodhë, Jael Bueno dhe kolegka e saj Sabri Baumann e shoqërojnë kooperativën gjatë krejt procësit, deri sa të mësohet nga të regjistruarit. Ky sens i përgjegjësisë kolektive është një parim bazik që të shpie deri në vets-fuqizim.
Elemente qëndrore të këtij misioni të Autonomia, Die Plattformkooperative janë kushtet e punës, një shpërblim dinjitoz për punën që po kryhet, dhe garantimi i mbulimit të sigurë sociale, dhe shëndetësore, që jo vetëm do të siguronte kualitetin e punës, po edhe kushte më të mira për jetesë për punëtorët e pastrimit. Shpesh, siguracioni social dhe mjekësor nuk mundet mi mblu shpenzimet e naj aksidenti që ndodhë, e kanjiher nuk mbulon kurgjo hiq. Izolimi në kushtet e punës, kërkesa për disponueshmëri të përherhshme, dhe rrugët e gjata që duhet të kalohen për me shku në punë, jon faktorë tjerë që nuk konsiderohen, dhe e komplikojnë situatën. Faktori më rëndues është paga jo e respektueshme që bëhet (në minimum), që po vazhdon të zvogëlohet. Për me siguru vlerën e punës për kushte ma të mira të punës dhe pagesa të drejta Autonomia, die Plattformkooperative garanton një pagë minimale për orë. Fakti që përmes mënyrave të kolektivitetit, solidaritetit, dhe ndarjes së profitit, nje ndërmarrësi e tillë që e mundëson rritjen e rrogës për më shumë se 30% në orë për të njejtën kohë të punuar, është një indikator i fuqishëm që e ilustron se si potencialet për kushte të pbarabarta të punës janë duke u mbytur nga strukturat me orientim profitin.
Bëhet e dukshme që vetë qeverisja është një ndër elementet kryesore për të konceptualizuar mënyra alternative të ndërmarrësisë. Ato po ndryshojnë edhe duke i anashkalu rregullat eksploative të shtypjes neoliberale, dhe shtypjes në bazë të gjinisë.Suksesi i kësaj platforme kish mujt me kontribu në nji demokratizim të ksaj ekonomie – të paktën nga perspektiva e punëtorit.
“Të harruarit për të mësuar” duke iu referuar qasjes së Gayatri Spivak, mund të jetë mënyra për një konsumator kuptime dhe mënyra të reja të vlerësimit mund të vendosen, dhe të nxisin një tjetër kuptim rreth asaj se sa vlen kjo punë. Do të paraqiste një hap tjetër në mënyrat alternative të reformimit të kësaj industrie, dhe të ndërtojë një rezistencë specifike përmes vetëdijes të konsumatorit – që përmban kritere tjera për vlerësimin e një pune. Një tjetër objektiv kryesor ësht të zhvillohet njohja dhe vlerësimi i punës së pastrimit, dhe poashtu edhe njohjen e kësaj pune përmes një konsiderate dhe vlerësimi më të madh. Sipas Jael Bueno procesi i formësimit të një opinioni publik është kompleks, dhe komunikimi që bëhet kryesisht përmes përpjekjeve në mediat sociale, që është një pjesë integrale e “Autonomia, die Plattformkooperative – nuk janë të mjaftueshme. Për ta materializuar një argument, duhet të ekzistojë në kornizat institucionale, dhe prezantimit përmes sindikatës së punës, dhe poashtu punë aktiviste në rrugë.
E pyetur për brengën më të madhe, Jael Bueno vë në pah dëshirën e saj që vajzat të organizohen vetë, ti besojnë vetvetes, dhe të kenë guximin të realizojnë ideat e tyre, dhe të ndryshojnë modelet ekzistuese. Ajo e mbaron me një analogji të një procesi artistik ku vyen guximi i njejtë që të tejkalohet nga idea, në konkretizim.

nga Fréderic Bron and Judith Weidman