Kartolinat – nji udhëtim n’produksion

Kurrë ma herët nuk e kom nxonë vetën tu menu shumë e shumë sa të rëndësishme jon kartolinat në brendingun dhe përceptimin që krijohet për nji qytet, deri sa kena fillu me kriju kit hulumtim. 

Ideja fillestare ka qenë me shku nepër vende të ndryshme edhe mi kqyrë kartolinat që çarkullojnë tash për Prishtinën. Siç pritet nga qyteti jonë i dashur, i kemi gjetë vetëm dy vende që shitshin kartolina – po kto kartolina ishin identike prej nji librarie te tjetra. Kto kartolina ishin të porosituna nga nji Ministri (me gjasa Ministria e Ku-lturës), të krijume e t’dizajnume prej dy personave specifik në vitin 2019. Kartolinat ishin t’zakonshme, përveç faktit që monumenti i “Newborn” e kish nji hapsinë në gati çdo kartolinë. “Newborn” si monument, nuk besoj që konsiderohet i bukur (e definitivisht nuk osht në kartolina për shkak të bukurisë), por osht monument me ni vlerë t’veçantë për Kosovartë, e shtetin tonë. Përveç Newborn, nëpër kto kartolina kishe edhe plot e vërplot ndërtime e monumente tjera, krejtë kto monumente relativisht të reja. Na ishim tu i shiku kartolinat nji nga nji, edhe bojshim foto t’secilës prej tyne – nji foto të pjesës përpara e nji të pjesës mbrapa. Pas disa minutave menaxheri i librarisë na u afru edhe na tha që nuk mundemi me bo mo foto të kartolinave e duhemi me i ble. Nji kartolinë kushtojke 50 cent. Na i tregum menaxherit që nuk kena nevojë e as dëshirë me i ble pasi që fotot jemi tu i bo veç për hulumtimin në t’cilin jemi tu punu. Atij nuk i interesojke asnji pikë arsyja jonë, e insistojke që mos me ju bo foto kartolinave në asnji mënyrë. Unë insistojsha që me e kuptu arsyetimin e tij se pse nuk bon me ju bo foto? – po kjo atij i hijke në nji vesh e i dilke prej tjetrit. Gjatë nji momenti t’madh irritimi prej anës tem vendosëm me dalë prej librarisë pa bo foto tjera edhe pa i ble kartolinat. Kjo situatë na dha ndjenjën që hulumtimi jonë sa ka fillu edhe ka mbaru (po mas do momenteve që i kemi analizu ato pak foto qe i kemi bo e kuptum nji sen interesant për kartolinat e Prishtinës). 

Siç duket, menaxheri i librarisë e ka pasë mendimin që kemi me i printu fotot e me i kthy edhe na në kartolina – po na vendosëm që ma mirë me i bashkangjitë n’kit shkrim si foto për kontekst. 

Për çështje të të drejtave të autorit, gjeni të bashkangjitur edhe njërën nga pjesët e mbrapme të kartolinave… Krejtë të njejta jon!

 Ideja e krijimit të kartolinave na u ngulitë në kry, edhe ishim t’fiksum në mënyrën qysh ky hulumtim osht tu e marrë formën e nji veprimi ma shumë sesa veç të nji shkrimi. Kshtu që krejtë kjo çka po mundohemi me e shpalosë para juve ka fillu me u zhvillu prej situatës t’lartëpërmendun – ni tregim personal që tenton me i dhonë hapsinë ideve n’lidhje me kartolinat që kanë me u paraqitë ktu për disa e disa vëllime. Në kartolina t’cilat vijnë nga çdo qytet i botës ka vëtëm gjëra specifike t’cilat i sheh, kjo n’mënyrë direkte i bjen që personat t’cilët i krijojnë kto kartolina e kanë fuqinë me e qëndisë nji imazh specifik të qytetit. Imazh i cili i përshtatët përfytirimit të tyne të qytetit – e osht edhe imazhi t’cilin kanë dëshirë me e përçu tek ndërkombtarët që i marrin kto kartolinat. Si protestë ndaj ksaj ideje që mundohët me e vizllu e xixllu qytetin tonë, na kemi vendosë që kjo kartolina mbrapa osht veprimi jonë i parë. 

Illustration by Thassiannira Araujo Sousa

Qentë e rrugës të Prishtinës jon pjesë e madhe e imazhit të Prishinës. Ata jetojnë paralelisht e bashkarisht me neve. Sa herë që e shohin nji veturë tu kalu, marrin hov që me shku me i leh e me i kafshu gomat e veturës. Edhe pse hala asnji herë nuk kena arritë me pa kit veprim tu funksionu në shkatrrimin e gomave prej qenve, mendojmë që e meritojnë nji përshëndëtje për këmbngulësinë e tyne. 

E vazhdum mini ekspeditën tonë nëpër dyqane tjera në qendër të Prishinës, po në cilin do vend qe shkonim gjithmonë ishin kartolinat identike. Qartazi, biznesi i kartolinave u monopolizu. Zbulimi që na ka shty mos me ra pre e dorëzimit për kit hulumtim ke fakti që sheshi “Vllaznim – Bashkimi” bashkë me monumentin n’mes të tij edhe “Varrezat e Dëshmorëve Partizan” të luftës së dytë botërore nuk jon pjesë e kartolinave moderne Kosovare. çka saktësisht jon kto dy monumente? Pse po mungojnë?

Në vitin 1947 Prishtina u zgjedh si kryeqyteti i Kosovës, e me kit titull erdhën edhe shumë përgjegjësi që me e mbajtë imazhin në kalibrin e njejtë si metropolet e asaj kohe. Kshtu që shumë ndërtesa të vjetra u shkatrrun që me lonë hapsinë për ndërtime t’reja teke socialiste. N’vitin 1961 u ndërtu monumenti i cili shpesh nga vendasit thirret “trekëndëshi” në sheshin “Vllaznim – Bashkimi”. Nuk ka shumë informata transparente n’lidhje me historinë e monumentit apo të sheshit, por monumenti përfaqëson bashkimin e solidaritetin e tre grupeve etnike që jetonin n’Kosovën e asaj kohe – Malazezët, Shqiptarët edhe Sërbët. E vetmja informatë e cila përsëritet për hapsinën është fakti qe ju ka ndryshu emri prej Vllaznim – Bashkimi në “Adem Jashari” edhe pse nuk ka ndonjë dokument formal transparent që tregon për ndryshimin e emrit, besohet se emri ju ka ndryshu zyrtarisht në vitin 2010.

Monumenti i Trekëndëshit, bashkë me Vllaznim – Bashkimin, pasi që jon ndërtu gjatë kohës së Jugosllavisë jon monumente të veshuna me nji t’kalume të pa qartë e dilema morale të tanishme për shkak të pikëpamjeve e ndjenjave patriotike. Kur u ndërtu ky monument, u ndërtu me idenë e përurimit e përkujtimit të miqësisë e vllaznisë mes grupeve t’ndryshme etnike. Ndoshta natyra e tyne e kontestume i bon t’pa përshtatshme me pasë hapsinë në kartolina…

Nëse del me bo nji shëtitje n’rrugët e Prishtinës e vëren se ekziston nji ndeshje e monumenteve, arkitekturës, pastertisë e edhe ideologjive t’ndryshme. Idealisht, monumentet, sheshet e ndërtesat e reja duhën me jetu më simbiozë me t‘vjetrat. Dikotomia e nji qyteti duhët me u pa, vlerësu e me u folë për ta… E kjo osht qysh jon mundu kartolinat moderne t’Prishtinës me portretizu vetën – edhe pse ekziston nji mospërputhje e madhe në sa shumë hapsinë iu ipet monumenteve t’reja si Newborn e sheshi Nëna Tereza, e sa hapsinë iu ipet monumenteve si Varrezat e Dëshmorëve Partizan e Vllaznim – Bashkimi. 

Kjo na nxiti neve që me vnu n’pikëpytje imazhin e Kosovës që po portretizohet e arsyetimin mas ktij imazhi.

Varrezat e Dëshmorëve Partizan është monument që gjindet në parkun e Velanisë, osht i rrethum me lagje t’banume edhe parku osht me rreth pesë “monumente” të ndryshme – krejtë jon varreza për persona të ndryshëm si: Varri i ish – presidentit t’ndjerë e ikonik me shallin e tij e kuq, Ibrahim Rugova, varret e rreth 26 martirëve të UÇK dhe rreth dy varreza tjera me trupat ushtarëve e figurave t’rëndësishme Kosovare – trupat e t’cilëve jon zhvendosë apo varrosë aty për herë të parë nga viti 2012 deri në 2019. Në varrezat afër memorialit, njerëz të ndryshëm shkojnë me i vizitu varrezat e t’dashunve të tyne e e mbajnë hapsinën e pastërt. Kjo nuk ndodhë me hapsinën e monumentit për partizanët.

Nuk kemi mujtë me gjetë ndonjë informatë konkrete në lidhje me ngjarjet përkujtimore për t’cilat flitet se jon mbajtë në po at vend prej viteve të 60-ta deri tek të 90-tat. Problemi i vetëm nuk osht veç fakti që kto monumente nuk shfaqen si pjesë e historisë tonë (ndoshta edhe për arsye të mira se dikush mundët me ni dhimbje kur t’i sheh), po edhe fakti që jon të neglizhume e koha osht tu i hongër kadal dale.

Aktualisht, monumenti nuk përdorët për kurgjo ma shumë se sa me shku në takime t’shpejta, e me pi alkool ose bari. Ndonjëherë gjenë edhe fëmijë t’lagjes që shkojnë me lujtë aty po ky sen ndodhë shumë rrallë.

Te dy monumentet jon ndërtu krahazi konceptit të Vllaznisë e Bashkimit, kjo filozofi e Titos për me promovu solidaritet ndërmjet shteteve e kombeve t’ndryshme t’cilat i ka udhëheqë. Si shumë monumente nga koha e Jugosllavisë, Trekëndëshi e Memoriali i Partizanëve shihen si simbole të regjimit Sërb. Te dy situatat n’lidhje me kto monumente janë absurde për shkakun që bijnë pre e nji cikli të egër t’cilin çdo shtet që ka pasë konflikte, lufta e histori të kontestume, nuk duhet kurrqysh me hi n’ta. Në fund vendosëm me ju gostitë edhe me një kartolinë të Newbornit. Pse jo!

Me dashni,
Era e Shpati

p.s. During these weeks, for Sagittarius and Libra the stars are on your side, just keep going like this but don’t be swayed by the criticism of others…says the horoscope I found accidentally in one of the papers dated 1999 at the Rilindja archive at the National Library, one of our research sights. I will appropriate this advice for our week, this week of producing this paper. 

Whatever we are writing is strongly debatable and we are debating quite a lot. For example, I really wanted to write the horoscope for this edition, because which newspaper could live without intriguing astrology? Despite that it has become a banal thing in the way it developed in this consumerist world, the idea of horoscopes in its origins is really interesting for me. And we all know the magic of how language (and stars) can influence people’s ways of living. (Shpat comment to this: «Some world dominating prospects here!») Apart from conspiracy and daily psychological help, I started to reflect on what content horoscopes in the context of Kosovo could be, but if you write the words horoscope and Kosovo in the google research bar you will definitely end up reading on the tensions about Kosovo and Serbia, which I do not think has anything to do with horoscope. 

The ongoing impossibility to find information made me give up and I decided to help designing postcards instead. And how about developing a new kind of astrology or tarot out of that? Pick your card and I will read your future from the combination of monuments. But I must say, the Rilindja horoscope for the week was on point.

Me dashni,
Elisa and Caro

Nga Era Qena, Shpat Shkodra, Elisa Pezza

Leave a Reply